Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi iu zu droga e llojit kokainë.
Një shqiptar 29 vjeçar është arrestuar pasi iu zu droga e llojit kokainë, transmeton gazetametro.net
Kjo erdhi pasi për një kohë ishin vënë re lëvizje të dyshimta rreth shtëpisë së tij. Mbi bazën e kësaj, policia vendosi të bëjë një kontroll brenda.
Kolltrolli nga polica rezultoi në zbulimin e dhjetëra dozave të kokainës dhe mijëra eurove të gatshme që po i mbante fshehur. Paratë ishin fituar nga shitja e drogës.
Më konkretisht, policia zbuloi 106 doza kokainë dhe 15.880 euro.
Policia italiane ka arrestuar shqiptarin me inicialet S.D. Ai nuk ka precedentë të mëhershëm penal. /gazetametro.net