Kryeministri bullgar ishte ish- truproje në klube nate dhe kishte edhe rripin e zi në karate.
Ai është në krye të detyrës në mandatit e tretë, të parin mandat e kishte gjatë viteve 2009- 2013, të dytin 2014- 2017, ndërsa që nga 4 maji i vitin 2017 ka filluar mandatin e tretë si kryeministër i Bullgarisë.
Më poshtë mund të i lexoni shtatë gjërat të cilat nuk i keni ditur më herët për Boyko Borissov, transmeton gazetametro.net
1. Borissov bëri histori në sportin bullgar në vitin 2013, duke qenë ky lojtari i parë më i moshuar që luante futboll profesionit, në moshë 54 vjeçe, ku klubin “Vitosha Bistritsa” e rënditi të dytin. Ai ka vazhduar të jetë lojtarë i regjistruar në këtë klub futbollistik.
2. Ai gjithashtu kishte rripin e zi në karatë, duke arritur nivelin e 7-të. Përveç që ka qenë pjesëmarrës në gara karateje, ai gjithashtu ka trajnuar ekipin kombëtarë për turne, ku njëkohësisht ka qenë edhe kryetar i Shoqatës Bullgare të Karatesë. Ai gjithashtu është një lojtarë shumë i talentuar i tenisit.
3. Pasi që e la punën si polic në vitin 1990, ai formoi një kompani sigurimesh duke punuar edhe vet si truproje për “King Simeon II of Bulgaria” ( i cili kishte hequr dorë nga kjo pozitë nga momenti që u shpall kryeministër).
4. Ka diplomuar për Pajisje për Zjarrfikje dhe Siguri nga Zjarri, ndërsa në vitet e hershme kishte punuar për një periudhe edhe si zjarrfikës.
5. Atij iu ishte dhënë nofka “Batman” për kryerjen e detyrës së tij. Këtë nofkë e mori para se të ndodhte protesta e vitit 2013 që përfundoi me dorëheqjen e tij, gjë që ia dëmtoi imazhin “Batman”.
6. Si polic atij iu desh të bënte roje për gjërat e lashta, e më pas u bë komandat policor në Sofje, ku gjithashtu kishte punuar si pedagog në një kolegj policor.
7. Gjatë viteve të komunizmit, ai punoi gjithashtu punoi në Institutin e Ministrisë së Brendshme, duke dalë nga aty me doktoraturë në “Trajnimin Psikologjik dhe Fizik të Operativës”./gazetametro.net