Loading…
Shtëpia e frikës: Aty ku paguhet për ta ndjerë frikën deri në palcë
  • 20/10/2017 | 08:54

...

Halloween festohet në mënyra të ndryshme nëpër botë. Shumë njerëz këtë ditë e sfidojnë veten duke bërë gjëra të frikshme e ka raste edhe shumë të rrezikshme, por për ta është thjesht festë e 31 tetorit.


Kështu, këtë vit në New York  Halloweeni do të festohet në një tjetër mënyrë, duke u futu në një shtëpi,  kur frika do të ndjehet deri në asht, me kombinimin e elementëve të një filmi horror dhe një dhome arratisjeje, transmeton gazetametro.net

“Kjo është e vërtetë” (This is Real) quhet eksperienca e zhytjes në botën e horrorit. Pjesëmarrësit janë maksimumi 8 dhe dërgohen në një magazinë, në dukje të braktisur, në Brooklyn, ku i lidhen sytë e mbyllen në qeli.


Aty brenda do të kthehen në dëshmitarë të skenës së torturimit të një gruaje nga një psikopat, e përgjatë një ore duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të dalë gjoja “të gjallë” nga izolimi, ndërkohë që një seri vrasësish i vihen nga pas.

“Kjo është e vërtetë” ka shumë elementë të dhomës mjaft popullore të arratisjes, një aventurë fizike ku lojtarëve u duhet të zgjidhin gjëgjëza e “puzzle”-a, që të mund të largohen. Por njëri prej ideatorëve të eksperiencës së re, Paul Smithyman thotë se, kjo shfaqje e re horrori dhe zhytja që i bëhet njerëzve në të, e bën shumë më të thellë përjetimin e pjesëmarrësve.

Persona që provojnë këtë sfidë në këtë shtëpi duhet duhet të paguajnë 95 deri në 110 dollarë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë