Loading…
Shtëpia e Mark Twain në shërbim të shkrimtarëve të rinj
  • 11/01/2017 | 16:39

...

Shtëpia e shkrimtarit të famshëm amerikan Mark Twain gjatë këtij viti mund të përdoret si frymëzim për shumë shkrimtarë nga e gjithë bota.


Shtëpia  e Twain-it në Hartford, Connecticut,  e cila pas vdekjes së tij është kthyer në muze dhe bibliotekë, në këtë vit do të jetë në shërbim të shkrimtarëve për të krijuar ide e shkruar vepra brenda saj. Kështu, ata do të mund të inspirohen nga shtëpia ku ka jetuar autori i shumë veprave të famshme letrare.

Shkrimtarët mund ta shfrytëzojnë atë për katër netë gjatë vitit 2017, dhe vetëm 3 orë në ditë, që do të kushtojnë 50 dollarë. Qëndrimi në shtëpinë e Twain-it ka disa rregulla dhe kushte të cilat do të respektohen nga të gjithë. Telefoni është i ndaluar, gjithashtu shkrimet që do t’i bëjnë personat në të do të shkruhen vetëm me laps, nuk lejohet të mirret asnjë frazë nga librat që ndodhen aty, përndyeshe veprat e tyre do të konsiderohen të pavlefshme, transmeton gazetametro.net

Twain, emri i vërtetë i të cilit ishte Samuel Clemens, u zhvendos familjen e tij në Hartford në vitin 1871. Mark Twain kaloi vitet më produktive të jetës së tij në këtë shtëpi. Ai shkroi veprat e tij më të famshme atje, duke përfshirë “Aventurat e Tom Sawyer “dhe “Aventurat e Huckleberry Finn”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë