Loading…
Shtet i vogël por me rroga më të larta se Gjermania
  • 31/08/2017 | 09:50

...

Një prej shteteve më të vogla në Evropë, por rrogat janë më të mëdha madje edhe se në Gjermani.


Luksemburgu është një prej shteteve me standard më të lartë, ku jetojnë 30 për qind të huaj. Në mes tyre është një numër i konsiderueshëm i njerëzve të cilët kanë shkuar nga Ballkani Perëndimor, dhe, natyrisht mjaft shqiptarë.

Ajo që na tërheq është se në Luksemburg rroga kurrë nuk është nën 2.000 euro.

Në fillim njerëzit tanë janë marrë kryesisht me ndërtimtari. Por, gjeneratat e reja, pasardhësit e ndërtimtarëve, tashmë punojnë si arkitektë, profesorë, mjekë apo biznesmenë, përcjell Gazeta Metro.

Në raport me shtetet tjera rreth Luksemburgut, me Gjermaninë, Belgjikën apo Francën, ku rrogat mesatare janë 1.200 – 1.300 euro, Luksemburgu është një shtet më i mirë sa i përket rrogave.

Sipas të dhënave të fundit, rroga minimale në Luksemburg është 2.000 euro, ndërsa ligje të posaçme mbi të drejtat dhe obligimet e imigrantëve nuk ekzistojnë, kështu që iu mundëson shtetasve të huaj trajtim të njëjtë në punësim dhe politika sociale si edhe për qytetarët e tjerë.

Në këtë shtet të vogël, prodhimi bruto vendor është 14 miliardë dollarë, ndërsa për kokë banori rreth 40.000 dollarë, gjë që këtë vend e rendit në një prej shteteve më të pasura në botë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë