Në një raport nga skema financiare globale dyshohet se ka shpërlarje të parave më shumë se 20 miliardë dollarë dhe për këtë dyshohen bankat ruse të cilat janë të lidhura me Bullgarinë, Serbinë dhe Kroacinë, Bosnjë dhe Hercegovinën si dhe Rumaninë, vërehet në disa transaksione të dyshimta.
BalkanInsight shkruan se organizata për raportim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, OCCRP, ka publikuar materiale të reja të cilat bazohen në dokumente shtesë me partnerin e saj rus, me bazë në Moskë, përcjellë gazetametro.net.
Në këtë hetim janë ekspozuar bankat, kompanitë dhe biznismenë të përfshirë në transferim të parave jashtë bankave ruse në mbi 70.000 transaksione në 96 shtete në mes të vitit 2010 dhe 2014.
Vendi ballkanik me numrin më të madh të transaksioneve ishte Bullgaria, me total prej 1.3 milion euro. Në Serbi, ka pasur nëntë transaksione me vlerë 8000.000 euro në total dhe Kroacia me 470.000 euro.
Në Rumani transaksionet ishin me vlerë 84.000 euro, si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë 5.800. Nuk ka transaksione të dyshimta të regjistruara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Disa nga marrësit e fundit të parave ishin rusët që zotërojnë kompanitë që merren me ndërtimtari, inxhinieri, teknologji të informacionit. /gazetametro.net