Loading…
Shtetet më të sakta në botë: Në njërin ndër ta jetojnë mbi 450 mijë shqiptarë
  • 06/12/2017 | 22:30

...

Lajmi se një kompani japoneze transporti hekurudhor kërkoi ndjesë, pasi një tren i saj u nis vetëm 20 sekonda më herët nga orari bëri xhiron e portaleve rasti i një kompanie japoneze.


Sipas kompanisë gabimi ka ndodhur sepse ekipi nuk e ka parë me vëmendje tabelën e orarit të nisjeve, e kështu, një prej trenave të saj u nis 20 sekonda më herët.

Menaxheri i linjës “Tsukuba Express” për linjën Tokio-Tsukuba është shprehur se kërkon sinqerisht të falur për shqetësimin e krijuar. Përmes një deklarate, kompania në fjalë tha se treni duhej të nisej në orën 9:44:40, por gabimisht u nis 9:44:20.

Por cilat janë vendet më “korrekte” dhe cilët jo?

Në Japoni, gjithçka në kohën e vet!

Në Japoni njerëzit janë shumë të përpiktë deri edhe tek minuta. Nëse u thua të të telefonojnë pas orës nëntë, ata me siguri do t’ju telefonojnë në nëntë e një minutë. Do t’ju vinte turp nëse do të ishit aty me 10 minuta vonesë në një takim.

Shërbimet janë ekstremisht të përpikta, e njëjta gjë ndodh me dyqanet që hapen e mbyllen në orar. Nëse një shërbim vonohet qoftë për 2 minuta, atëherë drejtuesit mbidhen me urgjencë dhe marrin masa që një situatë e tillë mos të përsëritet më.

Gjermanët, 10 minuta më herët!

Falë edhe të shkuarës industriale, por edhe karakteristikave të gjermanëve në tërësi, nëse ke lënë një takim në Gjermani apo me një gjerman në orën 08.00, bën mirë të shkosh aty që në 07.50, pra 10 minuta më herët. Gjermanët nuk e tolerojnë vonesën dhe nuk e honepsin dot, ndonëse për shkak të sjelljes xhentile shpesh nuk e tregojnë këtë gjë me të huajt. Në Gjermani jetojnë mbi 450 mijë shqiptarë!
Shtete korrekte në lidhje me oraret janë po ashtu: Zvicra, Suedia, Danimarka, etj.

Malajzia, 5 minuta = 60 minuta
Në Malajzi, nëse dikush të thotë që do vonohet për 5 minuta, do të thotë që do vonohet me 1 orë. Dhe kur vonohesh në Malajzi, kjo gjë është e pranushme dhe nuk ke pse të shpjegohesh apo të justifikohesh për vonesën.

Nuk e kanë shumë problem korrektesën për një takim social, apo zyrtar qoftë edhe shtete si: Rusia, Maroku, India, Greqia, Gana…

Përpikmëria në orar, një ndër elementet e parë kur tjetri krijon një përshtypje për ju!

Sa herët apo vonë ju shfaqeni në një takim mund të formojë një përshtypje, negative ose pozitive, në lidhje me personalitetin tuaj. Të jeni vonë për një takim të rëndësishëm do të thotë që po krijoni një përshtypje negative për atë se cili jeni, ndërkohë që nëse jeni herët në një takim, do të thotë se e vlerësoni kohën e të tjerëve, dhe jeni njëkohësisht të organizuar mendërisht dhe i vetëmotivuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë