Loading…
Shteti jep një lajm të mirë për punëtorët e Postës
  • 09/07/2018 | 11:14

...

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka dhënë një lajm të mirë për punëtorët e Postës së Kosovës, pasi këta të fundit u futën në grevë.


Ai ka thënë se pas një takimi me sindikalistët, është marrë vesh që të përfundohet greva pasi, siç tha ai, është gjetur një zgjidhje për t’u dhënë pagat, shkruan gazetametro.net.

“E dini se ka pasur një grevë sot, mirëpo në mëngjes jam takuar me kryetarin e Sindikatës dhe jemi pajtuar. Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka gjetur një mundësi për pagesën e qirasë së Telekomit për Postën, dhe me këtë rast besoj se kanë filluar të shpërndahen pagat”, ka thënë ministri Lluka.

Ndërkaq, ai ka thënë se kjo zgjidhje nuk është finale, pasi duhet të shihet për të bërë një zgjidhje më të mirë për Postën e cila do të jetë afatgjatë.

“Besoj se është një arritje e mirë, e përkohshme normalisht, dhe tani u pajtuam me Sindikatën që të bëjmë një zgjidhje më afatgjate”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Posta sot u paralizua pasi punëtorët u futen në grevë për vonesë të rrogave dhe problemeve të mëdha financiare në këtë kompani./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë