Loading…
Shtyhet lansimi i albumit të Dua Lipës
  • Jan 11, 2017 | 15:07

...

Dua kishte njoftuar se albumi i parë do të lansohej në shkurt, por krijuesja e hitit “No Lie” ka njoftuar se lansimi i albumit është shtyrë për muajin qershor.

“Data e lansimit të albumit tim është shtyrë për 2 qershor, për të futur edhe disa këngë dhe bashkëpunime të reja, të cilat janë duke u punuar”, ka njoftuar Dua Lipa në një postim në Facebook.

Dua ka kërkuar falje për këtë shtyrje, por ka thënë se do ta kompensojë me projektet e reja të cilat do t’i bëjë të ditura së shpejti.

“Më vjen keq për shtyrjen, po ju premtoj se do të jem me ju më 2 qershor. Jam perfeksioniste dhe dua që të sjell albumin më të mirë të mundshëm. Kam disa njoftime të reja për këtë muaj… të gjitha do të bëhen të ditura! Faleminderit për durimin dhe mezi pres që ju ta dëgjoni albumin”, ka shkruar Dua Lipa./ gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë