Anëtari i kryesisë së Nisma-s për Kosovën, Shukri Buja, gjatë përmbylljes së fushatës sot në Mitrovicë, u shpreh të jetë i emocionuar që ndodhet në këtë qytet, të cilën e quajti Mitrovicë të qëndresës, heroike, të përpjekjeve dhe Mitrovicë të cilës siç u shpreh, ‘nuk iu nda gazepi kurrë’.
Sipas tij, Nisma për Kosovën ka nisur ngadalë, sigurt dhe po ecën shpejt drejt konsolidimit të radhëve të veta, drejt fitoreve të reja, duke u konsoliduar edhe në Asamblenë Komunale të Mitrovicës së bashku me Qazim Shalën kryetar të saj.
“Jam i emocionuar sot në Mitrovicë, sepse po vij në Mitrovicën e qëndresës, Mitrovicën heroike, të përpjekjeve, në Mitrovicën që s’ju nda gazepi kurrë. Nisma për Kosovën ka nisur ngadalë, sigurt dhe po ecën shpejt drejt konsolidimit të radhëve të veta, drejt fitoreve të reja. Sot jemi nisur me pak veta, jemi zgjeruar, konsoliduar, jemi shtrirë në gjithë Kosovën, dhe ngadalë po ecim drejt konsolidimit dhe futjes në çdo asamble komunale dhe besoj shumë se me këta njerëz këtu, ne edhe në Mitrovicë do të jemi pjesë e asamblesë dhe do ta kemi kryetarin Shala”, ka thënë Buja.