Loading…
Shuma e parave të cilat pritet t’i marrin gratë e papuna që lindin
  • 09/11/2018 | 08:46

...

Një projektligj i ri që trajton pushimin e lehonisë dhe prindëror ka paraparë të trajtojë edhe nënat që nuk punojnë.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica thotë se synon të sjellë një ligj të ri në Kosovë që trajton specifikisht pushimin e lehonisë dhe atë prindëror, i cili do të trajtojë edhe nënat e papuna.

Sipas projektligjit, nënat lehona të papuna mund të përfitojnë një përqindje të pagës minimale për gjashtë muajt e parë pas lindjes.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ministri tha se kjo shumë do të jetë rreth 100 euro.

“Me ligjin aktual të punës trajtohet pushimi i lehonisë për nënat lehonë të cilat kanë marrëdhënie pune…nëse shikohet nga ky kënd vërehet që realisht ka pasur një diskriminim për nënat lehona që nuk punojnë. Në instancë të fundit, secila nënë, çoftë ajo që punon çoftë ajo që nuk punon kur vjen te kuptimi i fjalës nënë lehonë”, tha Reçica.

Ministri konsideron se ky është një lajm që duhet t’i gëzojë të gjithë.

“Kemi futur dispozita ligjore që përveç lehonave të punësuara të trajtojmë edhe lehonat e papunësuara dhe kjo është risia që duhet t’i gëzohet çdo qytetar i Republikës së Kosovës.. Sipas statistikave del që në 2017 kanë qenë diku mbi 24 mijë lindje dhe mbi 21 mijë kanë qenë lehona të papunësuara dhe ato fare nuk janë trajtuar”, tha Reçica.

Sipas tij politikat sociale po bëhen duke pasur parasysh edhe rënien shqetësuese të natalitetit që sipas tij po e përjeton Kosova.

“Nuk është dashtë neve të na bëhet brengë rënia e natalitetit në mungesë të buxhetit dhe e them me shumë përgjegjësi na është bërë në mungesë idesh dhe mungesë guximit dhe sot kemi 16 mijë fëmijë më pak në bankat shkollore dhe kjo është shqetësuese për ne”, tha Reçica.

Lidhur me argumentin për rënien e natalitetit foli Alban Hashani nga Instituti Riinvest.
Ai tha se këto politika po i duken populliste.

Lidhur me këtë projektligj në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, pati kritika nga shoqëria civile ndërsa i njëjti u lavdërua nga bizneset.

Për këtë temë flasin edhe sindikalistët dhe akterë të tjerë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë