Loading…
Shuma marramendëse e e diamanteve të Rita Orës që kishte në MTV
  • 14/11/2017 | 17:40

...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora me paraqitjen e saj në MTV Europe Music Awards mori gjithë vëmendjen.


Ylli shqiptar u paraqit vetëm me rroba banje dhe një peshqir në kokë. Për këtë paraqitje, Rita u shpreh me arsyetimin se kinse nuk ka mundur të bëhej gati.

Por, ndonëse me një robdishan e peshqir në kokë ajo që binte në sy ishin diamantet që i shkëlqenin rreth qafës, transmeton Express. E këto diamante të “Lorraine Schwartz” kushtojnë hic më pak se 7.8 milionë dollarë.

Njerëzit raportojnë se veshja e saj është nga Androgynous Palomo Spain, një nga të preferuarat e Beyonce.

Më vonë në shfaqje, Rita ndryshoi veshjen e saj në një version më të shkurtës të mantelit dhe mbathi atlete të bardha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë