Loading…
Shumica e femrave ende besojnë në to: Harroni këto 5 mite rreth produkteve kozmetike (Foto)
  • 12/08/2017 | 18:37

...

Në industrinë e kozmetikës ekzistojnë këshilla të shumta në favor të femrave dhe që i kanë ndihmuar shumë prej tyre.


Mirë po, ekzistojnë edhe nga ato që duhet t’i harroni, transmeton gazetametro.net

Miti numër 1: Gjithmonë korrektorin duhet ta vëmë të parin

Natyrisht që kjo nuk është një gabim, mirë po nuk është që patjetër duhet të shkojmë më këtë renditje. Nëse doni të kurseni kohë, fillimisht duhet të vendosni hijezuesin e syve, e pastaj korrektorin. Pasi që ta veni hijezuesin fshijeni fytyrën me letra të lagëta, pastaj lyeni të zezat ndër sy me korrektor. Në këtë mënyrë pluhuri i hijezuesve për sy nuk ju ngjitet në fytyrë me për shkak të korrektorit. Duhet theksuar se korrektorin gjithmonë duhet ta bleni në nuancë më të hapur se sa nuanca e lëkurës.

Miti numër 2: Asnjëherë mos i veni produktet kozmetike me gishta

Shumë njerëz nuk duan të prekin fytyrën e tyre me duar, sepse frikësohen se mos ndoshta me këtë mënyrë do të shpërndani baktere. Në fakt gishtat mund të jenë mjeti më i mirë dhe praktik për tu lyer. Ju duhet t’i lani mirë duart dhe të filloni të lyheni. Për shkak të nxehtësisë që ka lëkura, juve ua mundëson që më mirë t’i shtrini produktet në fytyrën tuaj dhe kjo do të duket më natyrale.

Miti numër 3: Produktet kozmetike janë të dëmshme për fytyrë

Është shumë e lehtë të fajësojmë produktet kozmetike çdo herë që të kemi ndonjë reaksion të lëkurës. Por më rëndësishme është që ju të kujdeseni për lëkurën tuaj. Duhet ta pastroni mirë para se të fleni dhe jo të lejoni që produktet kozmetike të ua mbyllin poret e lëkurës.

Miti numër 4: Produktet kozmetike nuk kanë afat përdorimi

Gjithçka ka një afat përdorimi dhe gjithashtu edhe produktet kozmetike kanë një afat të tillë. Pas një periudhe ato mund të prishen dhe të shkaktojnë reaksione të lëkurës.

Miti numër 5: Produktet kozmetike më të shtrenjta, janë më të mira

Çmimi më i madh i produkteve nuk ju jep patjetër cilësi më të madhe. Ekzistojnë edhe faktorë tjerë të cilët duhet t’i shihni. Përbërja e të gjithë produkteve është gati se e ngjashme, kështu që çmimi nuk është se luan ndonjë rol të madh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë