Loading…
Si dështoi operacioni i CIA-s për përmbysjen e regjimit të Enver Hoxhës
  • 19/01/2018 | 10:48

...

Rrjetin gjigant BBC i ka kushtuar një emision në radio operacionit sekret të CIA­-s dhe shërbimeve inteligjente britanike për të rrëzuar Enver Hoxhën në vitin 1950.


CIA dhe Shërbimet Inteligjente britanike lëshuan një operacion madhor në Shqipëri për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Mirëpo, operacioni dështoi me pasoja të mëdha. Më shumë se 300 persona u vranë ose u pushkatuan me gjyq ose pa gjyq. BBC thotë se faji për dështimin e operacionit ka rënduar për vite të tëra mbi Kim Filbin, agjentin e Shërbimeve Sekrete britanike.

Mirëpo, historiane Stiv Long ka një pikëpamje tjetër. Sipas tij shërbimet sekrete nuk kishin marrë njohuritë e duhura për Shqipërinë, teksa zhvilluan operacionin. “Enver Hoxha e kishte rritur së tepërmi pushtetin e tij në Shqipëri. Ai sapo kishte nisur reformën agrarë atje dhe Shqipëria vinte nga një sistem shtypës feudalist. Perëndimi nuk kishte llogaritur një gjë, besnikërinë e popullsisë ndaj Enver Hoxhës.

Ata në analizat e tyre thonin se Hoxha mund të binte lehtë, për shkak se Shqipëria ishte e fragmentuar demografikisht. Kishte myslimanë, bektashinj, ortodoksë etj. Kjo i bëri të mendonins e ndasitë fetare do t’i jepnin shtysë Perëndimit për të rrëzuar Hoxhën”, thotë ai. Mirëpo, sipas Long, shqiptarët vinin nga një mjerim shkatërrimtar i regjimit të Zogut dhe nga Lufta e Dytë Botërore, gjithashtu shkatërrimtare për ta.

“Perëndimi zgjodhi vendin e gabuar. Ata i hodhën agjentët e tyre në zonën e Matit, aty ku Zogu kishte më shumë mbështetës. Mirëpo, me fillimin e luftës, kur zbarkuan italianët, Zogu nuk gëzonte më atë mbështetje të dikurshme”, thotë ai.

Long gjithashtu vlerëson edhe Sigurimin e Shtetit si një institucion mjaft të fuqishëm që bëri të mundur zbulimin e agjenturave perëndimore.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë