Loading…
Si e përdorën rusët Pokemonin për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë
  • 12/10/2017 | 21:47

...

Përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku fitoi Donald Trump, nuk u kufizuan vetëm në përdorimin e rrjeteve sociale, por edhe në aplikacione dhe lojëra të tjera interesante, transmeton gazetametro.net


Sipas CNN, hakerët rusë kishin përdorur edhe Youtube, Tumblr, madje edhe aplikacionin e famshëm Pokemon Go. Sipas këtij raporti, rusët përdorën metoda të ndryshme për të nxitur dallime racore në mesin e amerikanëve, gjë që do të bënte që Trump të fuqizohej, pasi ai premtonte aplikimin e politikave kundër imigrantëve.

CNN ka arritur të zbulojë që hakerët që qëndronin prapa një organizate të lidhur me rusët kishin inkurajuar përdoruesit e rrjeteve sociale që të luajnë Pokemon Go, lojë që luhet duke dalë në rrugë për të mbledhur karaktere të lojës. Hakerët u thanë përdoruesve që të luajnë Pokemon Go dhe të drejtohen kah vendet ku kishin ndodhur raste të brutalitetit nga policia amerikane.

Rastet kur policia amerikane është treguar brutale ndaj qytetarëve kanë ndodhur kryesisht në vendet ku jetojnë njerëzit me ngjyrë dhe dhuna kishte si viktima pikërisht afrikano-amerikanët. Madje, njerëzit vendosnin emrat e viktimave të policisë si emra për karakteret në lojën e tyre virtuale.

Fushata kishte për qëllim që të nxitet urrejtje brenda amerikanëve dhe komuniteteve të vendit, duke u munduar që minoritetet të paraqiten si njerëz të dhunshëm, ndërsa të bardhët të inkurajohen për ta votuar Trumpin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë