Loading…
Si e shihnin turistët Shqipërinë në vitin 1929… |FOTO
  • 20/08/2018 | 15:31

...

Afërsisht 100 vite më parë turistët e huaj përjashtoheshin nga disa taksa që paguante kategoria “të huaj”, duke i dhënë kështu një hov të ri turizmit në Shqipëri, dhe duke promovuar bukuritë shqiptare.


Dokumentet e kohës, të publikuara tashmë online nga Ministria për Evropën dhe Punët e jashtme tregojnë korrespondencat e konsullatave dhe legatave shqiptare që kërkonin krijimin e një agjencie turizmi në Shqipëri që të kishte dhe një guidë që udhëzonte turistët e huaj drejt vendit tonë. Madje konsulli shqiptar i kohës në Vjenë rrëfente se turistët kërkonin të vizitonin vende që ishin larg komoditeve të përditshëm të tyre dhe Shqipëria ua ofronte më së miri këtë.

Madje turizmi automobilistik ishte ndër më të frekuentuarit dhe në modë në atë kohë dhe në mjaft media të huaja me emër turistët kishin shkruar për përshtypjet e tyre për Shqipërinë, si N.Koloneli P. T. Etherthon te Daily Mail.

“Në Shkodër në buzë të nji nga ma të bukurët liqenë të Shqipënisë bashkuam nji gjeneral ingliz…Turisti mund të marr parasysh se deri në verën tjetër, do shkojë mirë kudo në këtë anë të Evropës të pa-njoftun dhe piktureske. Lamë Shqipëninë me hidhënim dhe u drejtuam për në Serbi në bregdetin dalmasien”, shkruante ai në 1927.
Fundi i viteve 20-të dhe vitet 30-të shënuan një vëmendje në rritje të qeverisë shqiptare për organizimin dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri si dhe një angazhim maksimal të legatave dhe konsullatave shqiptare jashtë vendit për të rritur interesimin e të huajve për të vizituar Shqipërinë si turistë.

Kjo punë intensive bëri që Shqipëria në vitet 30-të të ishte pjesë e destinacioneve turistike të perëndimit të Ballkanit , përkrah Jugosllavisë dhe Greqisë, jo vetëm me turizmin automobilistik, por tashmë edhe për turistët që mbërrinin me transport detar në skelat e Durrësit, ose hynin të organizuar nga kufiri verior apo jugor i Shqipërisë.

“Randësinë e turizmit e kanë njoftun mbas luftës botnore shumë shtete të vogla e të mëdha, dhe bajnë shumë sakrificë për me e vu në veprim në gjithë pikëpamjet..”, shkruante konsulli shqiptar në Vjenë Çatin Saraçi më 5 gusht 1929

Duke e organizuar turizmin si aktivitet shtetëror, qeveria shqiptare hoqi taksën e vizës për turistët e huaj dhe i pajiste ato me “Kartën e Turizmit” e cila jo vetëm i diferenconte turistët nga kategoritë e tjera të të huajve që qëndronin në Shqipëri, por edhe u krijonte lehtësira të tjera gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë