Loading…
Si financohet Lëvizja Vetëvendosje
  • 13/01/2018 | 17:06

...

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizës Vetëvendosje, ka shpalosur sot planin e tij për mandatin katër vjeçar. Në fjalimin e gjatë që ka mbajtur sot, ai ka përmendur tri burimet për financimin e Vetëvendosjes, shkruan Insajderi.

“Lëvizja vazhdon të financohet nga tri burime, fondi prej buxhetit të shtetit, donacionet dhe kontributi i anëtarësisë. Personat e punësuar në VV duhet të jenë të barabartë të gjithë, si në baza gjinore, ashtu edhe si aktivist të rinj apo të vjetër. Do të synohet të mos ketë dallime në mes pozitave”, ka thënë Kurti.

Po ashtu Kurti ka folur edhe për kompetencat vendimmarrëse ku sipas tij do të merren në forume, ndërsa mbledhja sipas tij nuk do të jetë ku një flet e të tjerët dëgjojnë.

“Detyrat e të gjithëve duhet të jenë të paraqitura qartë dhe për çdo muaj do të bëjnë një vlerësim të punës së tyre dhe do ta dorëzojnë tek sekretariati i tyre. Pozitat e larta në Vetëvendosje, siç janë ato të kryetarit sekretarit dhe deputetit do të jetë e shkruar dhe e përcaktuar. Kompetencat vendimmarrëse çdo herë e më shumë do të merren në forumet. Forumet politike do të jenë afatet e rregullta. Mbledhjet nuk do të jenë ku njëri flet e të tjerët dëgjojnë”, ka thënë Kurti.

 

Lista e deputetëve të VV’së që nuk morën pjesë në prezantimin e platformës së Kurtit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë