Loading…
Si i ishte përgjigjur Ramush Haradinaj largimit të Donikës nga AAK, në vitin 2016?
  • 14/03/2018 | 16:58

...

Deputetja Donika Kadaj Bujupi, e cila dy vite më parë ishte larguar nga AAK për t’ju bashkuar partisë më të madhe opozitare në vend Vetëvendosjes, kishte thënë se largimi i saj s’ka të bëjë me mosmarrëveshje individuale as me kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj, apo me dikë tjetër brenda kësaj partie, por me dallime konceptuale, shkruan Gazeta Metro.


‘Largimi im nuk lidhet me mosmarrëveshje individuale por me dallime konceptuale, të cilat u thelluan kohëve të fundit për mënyrën se si duhet të ecet tutje në realizimin e qëllimit për ndryshim, jo vetëm përmes ndryshimit të njerëzve në Qeveri por mënyrës se si qeveriset vendi’, kishte thënë ajo.

Ndërsa vendimi i Donikës për t’u larguar nga partia ku qëndroi rreth 13 vite, e kishte befasuar kryetarin e saj, Ramush Haradinajn.

LEXO EDHE: Lëvizjet ’emocionale’ të Donikës: Qajti për Ramushin, iku dhe e kritikoi, në fund sërish te ai

Madje, Haradinaj kishte thënë se ajo nuk ka komunikar me të për largimin nga partia.

“Nuk ka lajmëruar. As një sms, as një tekst, as letër nuk ka dërguar edhe pse kemi 13 vite pune së bashku. Nuk e di tash, edhe na kemi reaguar me një komunikatë ku kemi treguar se nuk i dimë arsyet e largimit. Kemi vlerësime për punën që e ka bërë deputetja për këto vite të bashkëpunimit”, kishte thënë Haradinaj.

Ndërsa sot, pas rreth dy vitesh në Vetëvendosje ajo iu ribashkua përsëri gupit parlamentar AAK’së, gjë të cilën e konfirmoi Haradinaj./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë