Loading…
Si mund të zbuloni nëse mikrovala juaj ka rrjedhje rrezatimi? (video)
  • 18/06/2017 | 09:59

...

Përdorimi i tyre në kuzhinë është gjithmonë e më i shpeshtë, por të shumtë janë ata që e lidhin përdorimin e mikrovalës me rrezatimin e “rrezikshëm”, që kjo e fundit përçon.


Një video e publikuar së fundmi në YouTube tregon një mënyrë shumë të thjeshtë se si mund të kuptoni nëse mikrovala në shtëpinë tuaj, ka “rrjedhje” rrezatimi.

Video është postuar nga një vajzë që jeton në San Digo, SHBA. Ajo ka filmuar veten ndërsa fut në mikrovalë një celular dhe më pas i bie numrit, duke treguar se veshje a sobës nuk është izoluar nga rrjedhja e rrezatimit, sepse mund të kalojnë valët e celularit.

Ajo vijon në një seri eksperimentesh në shumë shtëpi dhe në varësi të markave, në shumë raste telefona nuk arrinte të kryhej. Kjo tregonte se disa lloj mikrovalësh arrini të bllokonin sinjalin dhe nuk kishin rrjedhje.

Gjithashtu “rrjedhja” ose jo e rrezatimit nga mikrovala, do të ndikohej dhe nga faktorët, si koha dhe gjendja e përdorimit të kësaj pajisje elektroshtëpiake.

Por ajo që theksohet në këtë eksperiment është fakti që mikrovalët nuk e jonizonjnë rrezatimin dhe kështu nuk mund të shkaktojnë modifikime në AND, ashtu si rrezatimet e tjera, duke hedhur poshtë dhe mitin se mikrovala mund të shkaktojë kancer.

Por gjithsesi duhet patur parasysh se ekspozimi i tepërt në rrezatimin elektromagnetik mund të jetë i dëmshëm, ashtu siç është ekspozimi i tepër në rrezatimet e sistemit wi-fi, ose rrezatimin e celularëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë