Loading…
Si ta pastroni tastierën e kompjuterit nga bakteret dhe pluhurat
  • 08/11/2018 | 14:56

...

Tastiera e kompjuterit është një nga objektet më të papastra që ju keni në shtëpi. Ne e përdorim atë në çdo moment dhe shpesh harrojmë t’i lajmë duart para. Por ky është një veprim aspak i mirë, i cili më pas sjell pasoja.


Bakteret, pluhurat dhe të gjitha papastërtitë që krijohen aty do të transmetohen tek ju ose fëmijët tuaj.

Ekspertët këshillojnë që para përdorimit tastiera të lahet në mënyrë që të shmangen papastërtitë. Nëse nuk keni larës të posaçëm ne po ju tregojmë një mënyrë pastrimi në kushte shtëpie.

Merrni tharësen e flokëve për të hequr mbetjet ushqimore, apo pluhurat në sipërfaqe. Më pas me kruajtëse veshësh pastroni të gjitha ndarjet e tastierës. Sigurohuni që të mos lini asnjë hapësire pa pastruar. Më pas me pak alkool mund të fshini butonat sipër.

Kjo mënyrë përveç pastrimit, e dezinfekton tastierën dhe djeg bakteret./Marrë nga revistawho.com

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë