Të gjitha femrat e dinë se gjatë dobësimit drastik, bashkë me kilogramët e tepërt, shpesh humbet edhe gjoksi, gjë e cila nuk na pëlqen aspak pasi gjoksi është një ndër pjesët më të bukura të çdo femre, transmeton gazetametro.net
Prandaj në këtë artikull po sjellim disa këshilla praktike se si mund të dobësohesh duke ruajtur në formë sa më të mirë gjoksin tënd.
Largojuni dietave të shpejta
Dietat e shpejta shkaktojnë zvogëlimin e masës trupore dhe kilogramëve të tepërt duke krijuar edhe rënien e gjoksit por edhe shfaqjen e sprijave në lëkurë si pasojë e tkurrjes së lëkurës. Prandaj këto janë dietat të cilat duhet ti harrosh nëse dëshiron të kesh një gjoks të bukur, dhe duhet të zgjedhësh dobësimin hap pas hapi.
Bëni patjetër aktivitet fizik gjatë dietës
Aktiviteti fizik është tejet i rëndësishëm për të ruajtur një fizik sa më të mirë e për t’u dobësuar në zonat kritike, duke ruajtur sa më mirë gjoksin si dhe duke forcuar muskujt në zonat e tjera, si të pasmet, kofshët dhe barku. Prandaj sporti duhet të jetë pjesë e rutinës tënde gjatë çdo faze, e aq më tepër kur je në dietë.
Përdorni gjithmonë proteinat në menyja e përditshme
Proteinat janë shumë jetësore për të ruajtur muskujt, elasticitetin e lëkurës dhe për të ndihmuar organizmin në prodhimin e kolagjenit. Prandaj proteinat duhet të jenë pjesë e menysë tënde të përditshme nëse nuk dëshiron të humbasësh gjoksin dhe pjesët e tjera që të bëjnë të kesh një fizik sa më të bukur femëror.
Vish gjithnjë reçipetat e duhura
Reçipetat janë shumë të rëndësishme për të mbajtur një gjoks sa më të bukur e të shëndetshëm. Ato duhet të jenë të materialeve më cilësore, kryesisht të pambukut dhe të masës së duhur. Bëj kujdes që gjoksi mos të varet si pasojë e reçipatave më të mëdha në numër, por nga ana tjetër ai nuk duhet të jetë as i shtrënguar. Edhe kur je në palestër apo kur merresh me sport, përzgjidh reçipetat e duhura, të cilat nuk e lejojnë gjoksin të “lëshohet” si rrjedhojë e vrapit apo ushtrimeve të tjera fizike./gazetametro.net