Loading…
Si të bëni akullore me pjeshkë në kushte shtëpie
  • 19/06/2017 | 10:11

...

Pjeshkët mund t’i përdorni më së miri për të bërë akullore vetë në shtëpi. Një recetë e mrekullueshme me vetëm 4 përbërës. Provojeni, sepse me siguri fëmijët do t’i bëni shumë të lumtur.

Përbërësit:
500 gram pjeshkë
150 gram sheqer
1-2 lugë gjelle brandy
275 ml krem pana

Përgatitja:
Qëroni pjeshkët, largojuni bërthamët dhe grijini shumë imët. Vendosini në një tas të madh.
Hidhni në një enë sheqerin me 300 ml ujë dhe ziejini për 5 minuta. Largojini nga zjarri dhe hidheni përzierjen mbi pjeshkë.
Shtoni brandy-n dhe kremin pana. Përziejini mirë dhe hidheni masën e përgatitur në një enë të qëndrueshme.
Vendoseni në frigorifer të ngrijë për disa orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë