Loading…
Si të bleni një iPhone X me vetëm 129 deri në 300 euro
  • 07/03/2018 | 15:11

...

iPhone X është celulari më i kërkuar për momentin. Të gjithë duan të kenë një iPhone X, por jo të gjithë mund ta blejnë një të tillë dhe problemi më i madh është tek çmimi.


Ka një çmim me të vërtetë të kripur por ka një mënyrë alternative si mund të zotëroni një smartfon të tillë për shumë pak para.

Disa imitime perfekte të iPhone X me çmime që nisin nga 40 dollarë e sipër i gjeni më poshtë. Ngjashmëritë e tyre me X-in janë të frikshme.

NOA N10 – Hangar18 është firma Kroate pas NOA 10, një telefon me ekran 6.2-inç, 0.4 inç më i madh sesa iPhone X. Telefoni ka një kamer të pasme të dyfishtë dhe një ekran Full-HD. Madje edhe një teknologji të njohjes së fytyrës. Kompania e quan po ashtu Face ID dhe kushton 300 Euro.

Blackview A30 – Shenzen Doke Electronics është firma pas kopjes tjetër të iPhone X. Telefoni nuk ka hyrë ende në prodhim por pritet në fund të vitit. Ekrani i pajisjes është thjeshtë një printim se ende nuk disponojnë një prototip. Funksionon me Android, versionin e sistemit operativ që konsumon më pak resurse.

Doogee V5 – Doogee është një tjetër prodhues Kinez telefonësh që ka marrë pak mësime dizajni nga Apple. V5 është flagshipi i kompanisë me një ekran 6.2-inç. Nën ekran gjendet një skaner i shenjave të gishtërinjve duke krijuar më shumë hapësirë. Telefoni mund të karikohet me valë wireless.

Leagoo S9 – Një tjetër telefon me dizajnin e iPhone X është Leagoo S9. Është ndërtuar nga firma Kineze Leagoo dhe ka ekran 5.85-inç. Funksionon me Android dhe kushton 125 dollarë.

Wiko View 2 Pro – Wiko View 2 nuk është një kopje e plotë e iPhone X. Edhe ka marrë nga dizajni, ai është unik për mënyrën e implementimit të elementëve vizuale. Ka teknologji të njohjes së fytyrës dhe kamër të dyfishtë. Wiki View 2 Pro kushton 299 euro.

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë