Loading…
Si të ktheni një peshqir dushi në plazhi duke përdorur zbardhues
  • 08/08/2018 | 16:59

...

Ju pëlqen riciklimi? Atëherë jeni në vendin e duhur për të gjeneruar dhe provuar ide të reja. Këtë verë mos shpenzoni për të blerë një peshqir të ri plazhi, sepse mund ta bëni vetë, me një peshqir dushi dhe një zbardhues për bojën e stilolapsit. Ndiqni hapat një nga një dhe shihni galerinë e fotove.

Gjëra që ju duhen:

  • peshqir
  • karton
  • laps ose shkumës
  • thikë
  • ngjitës
  • Zbardhues korrektor formë xheli
  • një furçë e vogël

Hapat:

Hapi 1: Në karton vizatoni frazën që doni të shkruani në peshqir ose printojeni direkt nga kompjuteri.

Hapi 2: Përmes thikës biçak, prisni me kujdes pjesën e brendshme të shkronjave.

Hapi 3: Vendoseni skemën me shkronja në fund të peshqirit. Mos harroni pjesët e brendshme të o-së dhe e-së.

Hapi 4: Me anë të një ngjitësi fiksoni letrën tek peshqiri.

Hapi 5: Shtrydhni pak zbardhues në një tas të vogël. Zhysni furçën aty dhe mbushni me kujdes brendësinë e  shkronjave. Lëreni zbardhuesin për të paktën 20 minuta. Nëse ka nevojë të riaplikohet, lëreni edhe për 20 minuta të tjera.

Hapi 6: Hiqni konturin prej letre dhe ta gëzoni peshqrin tuaj të ri!/shije

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë