Të gjithë mendojmë se limoni duhet të rritet si një pemë në kopsht dhe me një hapësirë të madhe. Por, e vërteta është se limoni mund të rritet edhe në vazo brenda shtëpisë.
Pra, pavarësisht kësaj nuk duhet të heqim dorë nga mbjellja e limonëve pasi mund t’i mbjellim ato në vazo ose në tarracë. Lulja e limonit nuk ka nevojë për shumë kujdes dhe eksperiencë në kopshtari. Kjo bimë ka nevojë për temperatura të ngrohta, vend me diell dhe të mbrohet nga i ftohti i acartë. Më poshtë po ju japim disa ide se si të kultivoni një limon në ballkonin tuaj.
Materiali i nevojshëm:
Merrni një pemë limoni të rritur paksa. E preferueshme të mbillej do të ishte në vjeshtë. Nëse e blini së bashku me vazon për ju do të ishte më e thjeshtë pasi vetëm do të kujdeseshit për të, në të kundërt duhet të zgjidhni një vazo të përshtatshme me tokë pjellore të përzier me pleh organik të gjetheve të dekompozuara etj.
Ndërroni vazon çdo 3-5 vjet së bashku me tokën brenda saj. Një herë në vit (zakonisht në pranverë-verë) krasiteni pemën, hiqni gjethet e vdekura, ushqejeni me azot, hekur, potasium, fosfor dhe magnez.
Limonin ujiteni shpesh sidomos në verë por uji duhet kulluar gjithmonë. Gjatë ditës pema duhet të rrijë rreth 4-5 orë në dritën e diellit dhe gjatë dimrit mbulojeni me plastmasë që ta mbroni ose futeni në shtëpi por gjithmonë në ambient me dritë./gazetametro.net