Loading…
Si të përgatisni zbutës rrobash vetë në shtëpi? Ndiqni këta hapa
  • 14/06/2018 | 14:56

...

Amviset e dinë më së miri se si është kur ndonjë produkt që u duhet, u mungon në shtëpi. E për t’i shpëtuar situatës, mendohen mënyra të lehta të përgatitjes vetë, përcjell Gazeta Metro.


Një ide të re për përgatitjen e një zbutësi të rrobave në kushte shtëpie, do ua tregojmë ne.

Përbërësit: 50ml uthull molle, 100ml ujë, 2 lugë gjelle sodë buke, disa pika vaj esencial.

Përgatitja: Merrni një enë apo një bidon bosh që nuk ju duhet, lajeni mirë dhe më pas hidhni brenda tij 100 ml ujë dhe 50 ml uthull të bardhë.
Shtoni 2 lugë gjelle sodë buke dalëngadalë, pasi krijon shkumë. Trazojini mirë të gjithë përbërësit dhe zbutësi juaj është gati.
Mund t’i shtoni disa pika vaj esencial me aromën që ju dëshironi. Mbylleni bidonin dhe përdorni sa herë t’ju duhet!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë