Asgjë nuk është freskuese si shija e lëngshme dhe e ëmbël e një shalqiri në një ditë me diell. Megjithatë, një shalqi mund të jetë vetëm po aq i shijshëm sa ndonjë që e zgjedhni në dyqan.
Ju mund të mendoni se zgjedhja e një shalqiri të mirë i takon rastësisë, por në të vërtetë ka disa mënyra për të vënë re një shalqi të mirë.
Për më tepër, në kem mbledhur këshillat më të mira për të zgjedhur frutat e tjera.
Si të vëresh shalqirin perfekt: Pjesa e bardhë e saj:
Kur të shikoni shalqinjtë, gjëja që mund të vëreni janë ato pjesët e bardha në to. Megjithatë, ato janë krejtësisht natyrale. Pjesa e bardhë është si rezultat i kontaktit të shalqirit me tokën. Edhe pse çdo shalqi ka një pjesë të bardhë, shalqinjtë më të mirë i kanë ato pjesë me ngjyrë të verdhë-krem ose madje edhe me ngjyrë të vërdhë-të portokallt. Shko për të artën.
Mëmbrana
Mëmbrana e një shalqiri është indikacion se lulen e saj e kanë prekur bletët shumëherë. Sa më shumë të jetë polenizuar, aq më i ëmbël do të jetë shalqiri.
Djalë apo vajzë?
Ju mund të mos e keni ditur këtë, por edhe shalqinjtë kanë gjini. Shalqinjtë djem janë më të gjatë, ndërsa shalqinjtë vajza janë më rrumbullake dhe të gjera. Shalqinjtë djem kanë më shumë ujë, ndërsa shalqinjtë vajza janë më të ëmbla.
Madhësia
Mendja e shëndosh mund të na thotë se sa me e madhe më e mirë. Por, nuk është ky rasti me shalqinjtë. Shalqinjtë më të mirë janë ata me madhësi mesatare. Pra, mos shkoni për ata më të mëdhenjt por as për ata më të vegjëlit. Madhësia ka rëndësi. /gazetametro.net