Loading…
Si të shpëtoni nga treni mbi binarë (Foto)
  • Jan 10, 2017 | 19:43

...

Edhe pse konsiderohen vende të rrezikshme, aksidentet në binarë të trenave ndodhin gati çdo ditë. Ata që e gjejnë veten aksidentalisht mbi binarët e trenit, duhet të kenë parasysh disa këshilla në mënyrë që të shpëtojnë pa pasoja. Aksidentet e rënda ndodhin sidomos në metro dhe trena nëntokësorë, pasi hapësira për të ikur është shumë e limituar.


Si nuk duhet të veproni?

8485160-1-0-1483969710-1483969712-650-32e9147584-1483971633

Mos tentoni të ngjiteni vet asnjëherë në trotuarin pranë binarëve. Përfundi pjesës së betonit, pranë binarëve është një përçues i energjisë, prej të cilit mund të vdisni nga tensioni i lartë.

Si duhet të veproni?

8485360-2-0-1483969788-1483969791-650-32e9147584-1483971633

Nëse nuk mund ta shihni trenin në ardhje, filloni të vraponi në drejimin që duhet të shkojë treni, deri në stacionin e radhës ku ai parashihet të ndalojë. Gjatë vrapimit, thirrni për ndihmë pasi dikush mund t’ju dëgjojë dhe t’i njoftojë punëtorët e hekurudhave.

8485310-3-0-1483969855-1483969858-650-32e9147584-1483971633

Nëse treni afrohet dhe nuk keni më kohë të vraponi, me shpejtësi duhet të shtriheni në hapësirën midis binarëve dhe duhet ta mbuloni kokën me duar.

Distanca mes fundit të kësaj hapësire dhe pjesës së poshtme të trenit është saktësisht gjysmë metre. Nëse shtriheni deri në fund si duhet, jeni të sigurt se nuk do t’ju ndodhë asgjë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë