Loading…
Si të zgjateni dhe të keni qëndrim të përsosur, në 1 javë
  • 22/01/2018 | 08:45

...

Alice Robinson nga Anglia provoi disa teknika të njohura dhe arriti të bëhej 1.5 cm më e gjatë në pak javë, falë shtrirjes së shtyllës së saj kurrizore dhe rritjes së lartësisë së kockave ndërvertebrale me 1-2 mm.


Ja cfarë duhet të bëni për të ndjekur shembullin e saj:

Në fakt shanset për tu zgjatur më tepër, thotë ajo janë kur qëndrojmë shtrirë apo kur jemi në gjumë. 10 minuta shtrirë me shpinë shton 5 mm lartësi. Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të shpinës gjatë ditës dhe kthimit të saj në formë kur shtriheni. Këtë të fundit ju mund ta bëni duke e alternuar me ushtrime të caktuara.

Ju mund të hidheni me litar, të luani basketboll, ose thjesht të kërceheni në vend. Ushtrimi ndihmon në forcimin e eshtrave dhe muskujve dhe me kalimin e kohës do të japë rezultate në shtatlartësinë tuaj. Noti thotë ajo është sporti që kryeson listën e ushtrimeve që ju ndihmojnë të jeni më të lartë. Në ujë, ngarkesa në kockat ndërvertebrore është shumë më pak dhe nyjet tuaja bëhen më të lëvizshme. Kjo mundëson një zgjatje më të natyrshme e të lehtë, transmeton shije.al.

Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në lartësinë tuaj janë: dieta e pasur me ushqime bio dhe gjumi. Për t’u bërë më të gjatë, duhet të konsumoni sasi të mjaftueshme të kalciumit, hekurit, vitaminës D dhe vitaminave. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të rriteni pak dhe të mbani qëndrimin tuaj të përsosur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë