Loading…
Si të zgjedhësh shalqirin më të mirë – të jetë shumë i ëmbël e i lëngshëm
  • 10/08/2018 | 09:21

...

Sa herë keni ardhur në shtëpi, e keni prerë shalqirin dhe keni kuptuar se është i pashije dhe i thatë, ndonëse dukej i mirë? Ja se si mund ta dini se a është shalqiri i përsosur…

Nuk është vështirë të dihet se cili shalqi është i ëmbël dhe i lëngshëm nëse dini se për çka duhet pasur kujdes gjatë blerjes. Duke i parë në grumbull në dyqan apo në treg të gjitha duken solide. Megjithatë, për të zgjedhur të duhurin duhet pasur disa njohuri. Gazetametro.net ua sjell disa këshilla nga tregtarët se si për nga pamja mund të gjeni shalqirin më e duhur.

Disa këshilla:

* Duhet të jenë me ngjyrë të gjelbër të bukur, pa dëmtime.

* Lëvorja nuk bën të jetë e butë, po e fortë, sikur do të pëlcasë.

* Sa më i freskët të jetë bishti i tij, po aq i freskët është edhe shalqiri.

* Shalqiri i pjekur plot lëng është më i rëndë në krahasim me tjetrin të madhësisë së njëjtë, i cili është tharë së brendshmi.

* Trokitni në shalqi apo mëshojani më shuplakë, duhet të tingëllojë bosh.

* Pjesa me të cilën shalqiri ka qëndruar në tokë, duhet të jetë me ngjyrë të verdhë, jo të gjelbër apo të bardhë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë