Loading…
Si t’i mbijetohet sulmit nga krokodili – ekspertët japin këshilla interesante
  • 13/06/2018 | 09:54

...

Krokodilët janë prej kafshëve më të frikshme në planet. Megjithatë, ata sulmojnë rrallë njerëzit dhe sulmet zakonisht ndodhin për shkak që kafsha ndihet e kërcënuar, transmeton Gazeta Metro.

Që prej vitit 1948 deri më 2017, pra për rreth 70 vite, ka pasur 24 sulme fatale nga krokodilët drejt njerëzve. Jim Darlington nga një kopsht zoologjik në SHBA ka thënë që sulmet ndodhin rrallë, por ka ofruar disa këshilla se si duhet të veprohet nëse dikush e gjen veten në një situatë të tillë.

Eksperti thotë që mënyra më e mirë është vrapimi, pasi që krokodilët nuk janë të mësuar që të ndjekin nga pas prenë e tyre. Një element tjetër është që të bëhet zhurmë, pasi që krokodilët preferojnë qetësinë dhe nuk e duan zhurmën.

Gjëja kryesore për t’u mbajtur në mend është që nëse krokodili ju kafshon, duhet të luftoni sa më shumë dhe të tentoni që t’ia fusni gishtat në sy. Assesi nuk duhet që të bëni kinse jeni të vdekur, por lufta dhe forca juaj fizike mund t’ju shpëtojë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë