Loading…
Si u shpall i vdekur Sylvester Stallone
  • 20/02/2018 | 10:59

...

Një thashetheme se Sylvester Stallone kishte vdekur u përhap dje përsëri në internet, 18 muaj pasi kjo kishte ndodhur për herë të parë.


Po si nisi historia me lajmin e rremë për vdekjen e aktorit?

Përdorues të Facebookut raportuan se e kishin parë lajmin e rremë në shtator të vitit 2016, sipas të cilit Staollne ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, transmeton GazetaMetro.net

Më vonë u zbulua se kjo ishte mashtrim, fabrikim një faqeje interneti të njohur për krijimin dhe publikimin e lajmeve të rreme për vdekje të fytyrave të personaliteteve të njohura.

Kësaj radhe fansat e aktorit nga Holywoodit u frikësuan për vdekjen e tij pasi disa mashtrues për shaka apo siç quhen në anglisht ‘pranksters’ e shpërndanë lajmin në rrjete sociale.

Lajmi u shpërnda në atë mënyrë, kinse ishte raportuar nga televizioni CNN, dhe ‘lajmëronte’ se Stallone ishte gjetur i vdekur, duke i mashtruar kështu fansat e tij të mbajnë zi për yllin Rocky.

Në rastin e parë kur ishte ‘shpallur’ i vdekur, Stallone kishte demantuar lajmin duke postuar një fotografi me boksierin Sergey Kovalev.

Tani lajmi i rremë erdhi pasi aktori e shpërndau një pankartë të filmit Creed II – i radhës në serinë e filmave të Rockyt.

Në pankartë Stallone shihet duke qëndruar prapa Michael Jordan që luan rolin e të birit të Apollo Creed.

“Koha të luftë … Roczkybalboa1976”, ka shkruar ai në postim.

Por, edhe pas kësaj, shumë njerëz të cilët mendonin se ai kishte vdekur qysh nga lajmi i parë i rremë, reaguan me konfuzion.

Mesazhet e ngushëllimit filluan në qarkullojnë online, ndërsa disa shkruanin se ai kishte vdekur nga kanceri i prostatës

Si e konfirmoi Stallone se nuk kishte vdekur?

Ai e demantoi lajmi përmes rrjeteve sociale duke shkruar se “ende godas”, të hënën mbrëma.

Ai u tha fansave të “injoronin budallallëkun” dhe konfirmoi se është “mirë dhe shëndosh”, pasi thashethemet e pushtuan internetin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë