Loading…
Simbolet naziste po ringjallen në Gjermani
  • 19/08/2018 | 13:53

...

Të shprehësh publikisht pikëpamjet dhe simbolet naziste në Gjermani dënohesh deri me 3 vite burg. Por Tommy Frenck, një neo-nazist i aktivizuar prej kohësh me grupimet politike radikale të djathtë e ka gjetur zgjidhjen.


Për rrjetin televiziv amerikan CNN, ai ka hapur dyert e bujtinës së tij në një fshat në shtetin federal gjerman të Tyringisë. Bujtinën e tij e ka blerë 3 vite më parë.

Aty ka hapur një bar dhe restorant për të gjithë miqtë e tij të apasionuar pas Gjermanisë Naziste dhe ish-diktatorit Adolf Hitler.

Restoranti është i arreduar me dekorin e periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe periudhës së nazizmit në Gjermani. Ai tregton po ashtu edhe suvenire me simbole që përkujtojnë Luftën e Dytë Botërore.

Për të shfaqur publikisht simbolet naziste, Frenck ka gjetur një mënyrë të veçantë. Në T-shirte, ai ka stampuar mbiemrin e ish-diktatorit nazist Hitler, por pa bashkëtingëllore, në mënyrë që të mos preket nga fushëveprimi i ligjit kundër simboleve të nazizmit.

Ai thotë se aty, më në fund ata mund të flasin hapur për të shkuarën naziste, për Luftën e Dytë Botërore dhe për idetë e tyre. Sa herë mblidheshin më parë në restorante të tjera, pronarët gjithnjë i dëbonin pasi i druheshin ndërhyrjes së policisë gjermane.

Mbështetja e elektoratit për grupimet e djathta radikale është rritur kohët e fundit. Alternativa për Gjermaninë, një parti që e mohon publikisht simpatinë për regjimin nazist, por që është euro-skeptike dhe kundër të huajve, u rendit e treta në zgjedhjet e Shtatorit të kaluar me mbështetje prej mbi 12%.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë