Loading…
Sipas KB në vitin 2016 janë regjistruar 65.6 milionë refugjatë
  • 19/06/2017 | 13:32

...

Numri i refugjatëve dhe imigrantëve në vitin 2016 ka arritur rekordin prej 65.6 milionë njerëzve të cilët kanë ikur prej konflikteve nëpër vendet e veta, ka publikuar të hënën Komisioni i lartë i KB për refugjatë (UNHCR) të cilët posaçërisht i brengosë gjendja në Sudanin Jugor.

“Numri prej 65.6 milionë është në rritje në krahasim me 65.3 milionë në vitin 2015”, ka deklaruar Komisionari i lartë për refugjatë Filippo Grandi. Bëhet fjalë për 40.3 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit të vet  dhe 22.5 milionë të ikur, prej të cilëve gjysma janë fëmijë, në vitin 2016, transmeton gazetametro.net.

Më së shumti të zhvendosur ka në Siri, Irak dhe në Kolumbi. Konflikti në Siri i cili ka filluar në vitin 2001 “prodhon” më së shumti refugjatë, gjithsej 5.5 milionë.

Vetëm në vitin 2016 janë regjistruar 825.000 refugjatë të rijë, shton UNHCR.

Kjo agjenci e KB sidomos është e brengosur për situatën gjithnjë e më të vështirë në Sudanin Jugor pas “dështimit të përpjekjeve paqësore”.

“Kriza me të zhvendosur më së shpejti po rritet pikërisht në Sudanin Jugor”, paralajmëron Grandi. Ky vend e ka fituar pavarësinë në vitin 2011 dhe menjëherë në vitin 2013 shpërtheu lufta qytetare në të cilën kanë vdekur disa dhjetëra mijëra njerëz ndërsa më shumë se 3.7 milionë i kanë braktisur shtëpitë e tyre duke ikur prej konflikteve të armatosura. Numri i refugjatëve në gjashtë muajt e fundit në këtë vend është rritur për 64 për qind dhe ka arritur numrin prej 1.4 milion njerëzve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë