Loading…
Sistemi social gjerman kushton gati 1.000 miliardë euro
  • 03/08/2018 | 15:05

...

Sipas ministrit federal për çëshjte sociale, shpenzimet e përgjithshme vitin e kaluar kanë arritur në 965,5 miliardë euro.


Sistemi social i Gjermanisë është gjithnjë e më i shtrenjtë dhe shpenzimet vitin e kaluar janë shtuar në gati një mijë miliardë euro, transmeton gazetametro.net.

Kjo është për 36,5 miliardë, apo tre për qind më shumë se në vitin 2016, njofton Aljazeera Balkans.

Në 25 vitet e kaluara, shpenzimet për sistemin social janë shtuar më shumë se dyfish.

Gjithsej 29,6 për qind të GDP-së janë shpenzuar në sistemin social, që është vlera më e lartë prej rreth vitit 2010, ndërsa para 25 vitesh ka qenënë 27,1 për qind.

Në këto shpenzime, pjesa më e madhe janë pensionet që i kushtojnë shtetit 304.1 miliardë euro, pastaj pason sigurimi shëndetësor me 228,6 miliardë euro, pensionet e zyrtarëve shtetërorë me 57,7 miliardëeuro.

Më tej 362,1 miliardë euro janëpaguar nga arka e shtetit për shërbime sociale, siç janë qiratë e banesave për raste sociale, barnat, kontrollet mjekësore e të ngjashme, ndërsa 35,6 miliardë janë shpenzuar në administratën e sistemit social.

Sistemi social financohet për 34,2 për qind nga kontributet e të punësuarve, 33,4 për qind nga shteti dhe 30,8 për qind kontribut nga të siguruarit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë