Loading…
Situatë e nxehtë në Kuvend: Haradinaj afër konfrontimit me deputetët e LDK’së
  • 23/02/2018 | 11:17

...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet t’i dhemb askujt që raporti i Bulliqit të mos jetë pjesë e marrëveshjes.


Ai ka thënë se asnjë germë e asnjë presje nuk do t’iu hiqet këtij raporti, dhe sipas tij, raporti i Bulliqit do të mbetet.

Haradinaj ishte mjaft i ashpër dhe emocional gjatë këtij fjalimi.

“ A jeni ba merak me hupë tokë. Ajo tokë s’është e jemja as e babës Hilmi. Marre iu koftë, qka po doni, Komisioni e ka thënë të veten. Asnjë germë e projekligjit nuk hiqet”, u ka thënë Haradinaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

“Ka dy vjet e gjysmë që jemi të ndarë si vend për një temë që ka të bëjë me kufirin me fqinjët tanë, Malin e Zi, fqinji që është anëtar i NATO-së, që kemi pasur të kaluar edhe tragjike edhe korrekte. Pas një pune intesvive kemi arritur me pru një materie. E para ligji që ka ardhur te ju e ratifikon marrëveshjen e  26 gushtit 2015. Qeveria e vendit të juaj, ka pranu një komision me i pa qato dilema, qaj komision ka pru një raport, nuk është i Ramush Haradinajt. Cka po ju pengon ai raport, ku po ju dhemb, marre ju koftë. Kurgja në rregull s’keni, s’po ju vjen marre, jeni kundër raportit. S’po e doni këtë raport që tregon takon. Po e doni me quajt raport orientues, jo sa të jem unë. Pse po ju tham ai raport o burra. Epo s’ka me u ndërru një germë”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj bllokon Demarkacionin veç për një fjalë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë