Loading…
Skandal në kompaninë Samsung
  • 11/01/2017 | 10:46

...

Trashëgimtari i kompanisë gjigante Samsung, Lee Jae-yong, është intervistuar si i dyshuar në një skandal korrupsioni që e involvon edhe presidentin e Koresë së Jugut, transmeton gazetametro.net

Kompania është akuzuar për dhënien e donacioneve për organizatë jofitimprurëse që udhëhiqet nga Choi Soon-si, një e besuar e Presidentit Park Geun-hye. Prokurorët pretendojnë se Samsung ka dhënë € 2.8 milion euro.

Donacionet dyshohet se janë bërë në këmbim të mbështetjes politike të një bashkimi të diskutueshëm, me një filial të firmës ‘Cheil Industries’.

Lee, do të përballet me prokurorë të enjten, kanë thënë zyrtarët. Ndërsa kompania gjigante Samsung nuk pranoi të komentojë rreth këtij skandali.

Lee, është aktualisht nënkryetar i Samsung Elektroniks. Por, pasi që babai i tij, Lee Kun-hee, pësoi një atak në zemër në vitin 2014, ai konsiderohet de facto kryetar i të gjithë konglomeratit Samsung Group./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë