Loading…
Skandal në ndeshjen Peru – Kolumbi: Falcao akuzohet për trukim të ndeshjes
  • 11/10/2017 | 13:53

...

 

Në ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, në konferencën e Amerikës Jugore, Peruja dhe Kolumbia barazuan 1-1 gjatë takimit që u zhvillua mbrëmë.


Me këtë rezultat, të dy kombëtaret u kualifikuan, pasi Kili e humbi ndeshjen me Brazilin 3-0, kurse Argjentina fitoi 1-3.

Mediat ndërkombëtare kanë vërejtur një detaj interesant në minutat e fundit, kur sulmuesi i Kolumbisë, Radamel Falcao, u xhirua teksa po u thoshte lojtarëve të Perusë që të pajtohen për një rezultat të barabartë, në mënyrë që të dy kombëtaret të kualifikohen, pasi tashmë Kili e kishte të pamundur të merrte rezultat pozitiv në Brazil.

Ndeshja përfundoi 1-1, me Kolumbinë që mori biletë direkte për në Rusi, kurse Peruja do të luajë në play-off për t’u kualifikuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë