Loading…
Skandal: Vaji i përdorur në fast-food’et shqiptare mblidhet dhe ripërdoret përsëri
  • 12/08/2017 | 22:40

...

Një person që nuk ka dashur të identifikohet ka denoncuar pranë portalit JOQ një fakt mjaft alarmant që ka të bëjë direkt me jetën e fëmijëve tanë dhe tonën sigurisht.


Një apo disa kompani kontaktojnë bizneset e restoranteve dhe fast-food-eve dhe u mbledhin vajin që kanë përdorur për skuqjen e patateve.

Më pas këtë vaj e përpunojnë dhe ua shesin sërisht këtyre bizneseve, normalisht me një kosto më të ulët sesa po ta blinin të ri. Siç dihet vaji i përdorur për skuqje ka një limit të caktuar të herëve që mund të përdoret dhe më pas kthehet në kancerogjen.

Imagjinoni tani që ky vaj ripërpunohet dhe përdoret përsëri si “i ri”. Nuk dihet nëse institucioni përgjegjës, pra Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri është në dijeni të këtij fakti apo jo, por nëse jo, dy gjëra ka: ose po fle gjumë ose ka marrë paratë e rryshfetit nga këto biznese dhe ka mbyllur njërin sy.

Fakti është mjaft alarmant pasi nga dëshmitë sinjalizohet që janë edhe disa nga restorantet e njohura në Tiranë, Vlorë dhe Sarandë që aplikojnë këtë metodë. U takon autoriteteve të hetojnë sa më parë këtë rast dhe të vënë përpara drejtësisë abuzuesit e shëndetit të shqiptarëve.

Në vijim denoncimi:

Persh JOQ, dua te bej nje denoncim qe rastesisht e degjova dhe ka te beje me jetet tona dhe te femijeve tane . Nje biznes me qender ne Vlore po mbledh gjithe vajin e djegur nga fast foodet e restorantet qe operojne ne vijen bregdetare. E filtron e perpunon dhe e rikthen serish te keto biznese per tu perdorur serish. Vaji nga sa kam dijeni e shumta qe mund te perdoret eshte disa here sepse nese teprohet kthehet ne kancerogjen te rrezikshem. Te gjithe e dime sa shume perdoret vaji ne fast food dhe restorante dhe nese e filtrojne ai behet toksik. Shpresoj te sensibilizohet dikush nga AKU ose ndonje instance tjeter shteterore se po vrasim njeri tjetrin ne heshtje. Dhe vete biznesmenet mos te bejne dicka te tille per disa te holla me shume sepse dhe femijet e tyre ushqehen po me keto ushqime. Por kjo nuk ndodh vetem ne Vlore, por dhe ne Tirane, Sarande dhe gjithe vijen bregdetare. Madje ne Tirane jane restorante te njohura qe e aplikojne kete gje. Ideja eshte kjo, kur dikush hapi biznes te ri, keta i afrohen per te bere kete gje dhe te thone qe kjo aplikohet pothuajse nga te gjitha bisneset qe perdorin shume vaj sidomos per skuqjen e patateve sepse del me kosto shume te lire. Po te interesohen nga shteti e gjejne shume lehte. Thjesht e di qe ka shume problem vaji i djegur disa here dhe me shqetesoi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë