Loading…
Skandaloze: SHBA’të jashtë Botërorit shkaku i këtij ‘goli’ të pashënuar
  • 11/10/2017 | 18:58

...

Në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2018, SHBA’të janë mposhtur nga Trinidad e Tobago 2-1.


Deri në këtë ndeshje amerikanët zinin vendin e tretë dhe nuk pritej që të mos renditeshin as në të katërtin, pozita e cila dërgonte në Play – Off.

Mirëpo kjo ndodhi fal dy befasive. Në njërën anë Hondurasi e përmbysi rezultatin ndaj Meksikës, e në anën tjetër referi sinjalizoi për gol një situatë ku topi nuk e kishte kaluar vijë e portës.

Ndodhi kjo në ndeshjen Panam-Costa Rica, ku vendësit fituan 2-1 edhe pse ishin në disavantazh në pjesën e parë.

Me këtë gol (video e mëposhtme) Panamaja arriti të barazonte rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 88’të. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë