Loading…
Skënderbeu 2 metra i lartë vendoset përballë veriut |VIDEO
  • 11/09/2018 | 12:16

...

Ditëve të fundit veriu ka siguruar edhe një vrojtues të përhershëm nga jugu i Mitrovicës. Bëhet fjalë për heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.

Busti i lartë 2 metra i heroit të shqiptarëve është vendosur vetëm 1 kilometër vijë ajrore nga kufiri zyrtar i Mitroviës Veriore, shkruan gazetametro.net.

Skulptori Tali Istrefi e ka menduar këtë punim në atë mënyrë, që busti të shikojë nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe Komunat e tjera.

Siç mund ta shihni edhe në video, Skënderbeu dy metërsh sheh nga Mitrovica Veriore por edhe Zvecani e deri në Leposavic.

Sidoqoftë, skulptori thotë se kjo është një simbolikë e identitetit shqiptar, për të cilin ai thotë se e ka punuar me shumë dëshirë.

Ndryshe, skulptori Istrefi ka punë të mrekullueshme nëpër botë. Ai së fundmi ka punuar Nënë Terëzën për një qytet në Gjermani por edhe një tjetër për t’u vendosur në Kanada./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë