Loading…
Skënderbeu shet lojtarin për 400 mijë euro në Rusi
  • 21/10/2017 | 14:00

...

Prej disa kohësh është deklaruar nga vetë klubi i Skënderbeut, por dhe nga mbrojtësi, Bajram Jashanica se, në merkaton e janarit ai do lërë “shtëpinë” e tij ku ka luajtur 4 sezone, Korçën, për të kaluar në një ekip tjetër.


Të gjithë janë “sy e veshë” të zbulojnë ekipin e ri të lojtarit, por dhe fitimet që klubi do përfitojë nga kjo shitje. Burimet e fundit bëjnë me dije se, Jashanica në merkaton e janarit do kalojë në kampionatin rus dhe mundësitë janë që të shkojë te Anzhi ose Akhmat Grozni.

Ende nuk është saktësuar, por flitet se është një nga dy ekipet.

Ndërkohë që Skënderbeu nga kjo shitje pritet të fitojë jo pak, por 400 mijë euro, të cilat pritet të investohen tek një tjetër lojtar, i cili do mund të zëvendësojë Jashanicën pas largimit të tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë