Loading…
Skitari kosovar në Kupën e Botës në Zvicër
  • 12/01/2018 | 10:21

...

Skitari i Kosovës, Albin Tahiri është duke u përgatitur për Kupën e Botës, që do të mbahet në tri ditët e ardhshme në Wengen të Zvicrës.


Fituesi i pesë normave olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018”, synon të ketë paraqitje sa më të mirë në Wengen, shkruan albinfo.ch.

“Në Kupën e Botës marrin pjesë sportistët më të mirë dhe konkurrenca është shumë e madhe. Këto ditë bashkë me trajnerin Agim Pupovci, kemi pasur përgatitje në Wengen dhe gara është mjaftë e vështirë. Shpresoj të kem paraqitje sa më të mirë”, është shprehur Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Sot (e premte) do të mbahet dita e parë e garave, ku në program është disiplina në kombinim alpik: Lëshim i shpejtë (downhill) + sllallom.

Albin Tahiri edhe më parë kishte garuar në Zvicër, madje duke debutuar me Kosovën në një kampionat botëror. Kjo ndodhi vitin e kaluar në St. Moritz.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë