Loading…
Skuadrat që përfitojnë nga shitja e Ronaldos
  • 19/06/2017 | 18:44

...

Besoni ose jo por nga largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, përveç Realit dalin të fituar dhe tri skuadra të tjera si: Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia.


FIFA ka nxjerrë një rregull për të mbrojtur skuadrat që kanë ndihmuar lojtarë të rinj, të përfitojnë tre skuadra nga shitja e tij. Skuadrat që kontribuojnë në zhvillimin e lojtarit deri në moshën 23 vjeçare, u takojnë 5 për qind e shumës së parave të shitjes së tij.

Me këtë rregull, Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia, të përfitojnë 5 përqindëshin nga shitja e katër herë fituesit të Topit të Artë. Në këtë rast, Manchster United fiton 2.5 përqindshin e vlerës, Sportingu 2.25 dhe Maderia 0.25 për qind.

Nëse Ronaldo do të shitet për 100 milionë euro, United do të përfitojë 2,5 milionë euro, Sportingu 2,25 milionë dhe skuadra e tij e para Nacional Maderia, 250 mijë euro./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë