Loading…
Skulptura me emrin ‘Politikanët duke diskutuar për ngrohjen globale’ (Foto)
  • 12/09/2017 | 23:09

...

Ngrohja globale është bërë një prej problemeve më të mëdha të botës në dekadat e fundit. Emetimi i gazrave serrë si dioksidi i karbonit në atmosferë nga burimet e ndryshme si industria e veturat me djegie të brendshme kanë shkaktuar rritjen e temperaturës së përgjithshme të Tokës, duke bërë që të rriten katastrofat natyrore.


Megjithatë, ka ende njerëz që besojnë se teoria e ngrohjes globale është farsë e shpikur edhe pse për këtë teori, tashmë ekzistojnë prova të mjaftueshme shkencore.

Në mesin e politikanëve që mendon kështu është edhe Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e ka tërhequr Amerikën nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe vazhdimisht thotë se ngrohja globale është shpikje e Kinës për qëllime të ndryshme.

Për këtë, skulptori Isaac Cordal ka shprehur indinjatën e tij, duke folur përmes një kryevepre të artit që e ka vendosur në Berlin të Gjermanisë.

Artisti që jeton në Bruksel dhe në rajonin Galicia të Spanjës, është ekspert në shprehjen e pakënaqësisë dhe protestës përmes artit të punuar në ambiente urbane, përmes të cilit kërkon që të ngritet vetëdija për çështje të ndryshme.

Kështu ka bërë edhe me ngrohjen globale. Ai ka bërë një skulpturë të disa figurave që po diskutojnë të veshur mirë, por që janë ‘marrë’ nga uji deri nën veshë. Vepra paraqet politikanët që diskutojnë se si të zgjidhin ngrohjen globale, por nuk bëjnë asgjë konkrete në atë drejtim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë