Maqedonia është e fundit me pagën më të vogël prej 399,28 eurosh sipas listës së Aljazeera-s, por mund të jetë Kosova e fundit, ngase sipas të dhënave të AKB-së për vitin e kaluar, paga mesatare këtu ishte vetëm363 euro
Sllovenia me pagën mesatare neto të realizuar prej 1.077,77 euro për majin e këtij vit është shteti nëregjionme të ardhurat më të larta, shkruan Aljazeera Balkans, transmeton gazetametro.net.
Njëkohësisht, kjo është paga e vetme nëregjion, e cila e tejkalonshumë prej 1.000 eurosh.
Paga mesatare në Kroaci për maj ka arritur nivlein prej 866,95 eurosh (6.352 kuna), në Mal të Zi ajo në qershor ka qenë 511 euro.
Në Bosnjë-Hercegovinë paga mesatare në maj ka qenë 448,59 euro (881 marka konvertibile), ndërsa në Serbi 426 euro (50.377 dinarë).
Nga lista e Aljazeera-s Maqedonia është e fundit me pagën më të vogël dhe atë me 399,28 euro (24.509 denarë).
Por, edhe pse nuk kemi të dhëna për pagën mesatare në Kosovë për muajt e sivjetshëm dhe ajo nuk gjendet në listën e Aljazeera-s, Kosova mund tëjetë e fundit në këtë listë, ngase sipas të dhënave të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), paga mesatare në Kosovë për vitin 2017 ishte 363 euro./gazetametro.net