Loading…
Snajperisti më vdekjeprurës i historisë (Foto)
  • Jan 3, 2017 | 23:25

...

Snajperistët janë pjesë shumë e rëndësishme e cilësdo ushtri. Por, për snajperistin që njihej me nofkën ‘Vdekja e Bardhë’ ky epitet nuk mjafton. Finlandezi Simo Häyhä besohet se është snajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori, kryesisht gjatë Luftës së Dimrit, siç njihet beteja mes Finlandës dhe Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

simo-hayha_1024

Atij i atribuohen saktësisht 505 vrasje gjatë këtij konflikti. Ushtria finlandeze ishte shumë më inferiore se ‘Ushtria e Kuqe’ e Rusisë, prandaj atyre iu desh të përdornin taktika të mençura për ta ndalur ofensivën ruse drejt shtetit të tyre. Kështu, Simo Häyhä vishej me rroba të borës dhe merrte me vete furnizime vetëm për një ditë.

4q8rb6g

Gjatë pritjes, ai mbante borë në gojë për të shmangur zbulimin e pozicionit nga frymëmarrja në të ftohtë. Brenda 100 ditëve, ai arriti të eliminojë më shumë se 500 ushtarë rusë, pa e çuar dëm asnjë plumb të vetëm dhe në temperatura që shkonin deri -40 gradë Celsius.

00-simohayha

Gjatë bombardimeve rutinore nga ushtria ruse, ai pëson një dëmtim të rëndë në kokë, duke rënë kështu në komë për 11 ditë me radhë. Ushtari i famshëm u zgjua nga koma ditën që përfundoi lufta, për të jetuar deri në moshën 96 vjeçare. /gazetametro.net

245291254

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë