Loading…
Solari vjen me një përgjigje briliante kur pyetet nëse Real Madridi është në krizë
  • 08/11/2018 | 10:59

...

Santiago Solari ka ironizuar duke thënë se ‘Reali është në krizë edhe kur e fiton Ligën e Kampionëve’


Real Madrid dje shënoi fitore të thellë prej 5-0 ndaj Viktoria Plzen në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton GazetaMetro.

‘Los Blancos’ së fundmi kanë ndërruar trajnerin duke e sjellur në krye të skuadrës Santiago Solarin.

Ai mbrëmë pas ndeshjes me Viktoria Plzen ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur nëse ka krizë te Real Madridi.

“Nëse fiton 5-0 sigurisht që do të ketë duartrokitje. Bëmë një ndeshje të madhe dhe e kishim përgatitur mirë për ta fituar atë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe jam i sigurt që tifozët do të na mbështesin,” ka thënë Solari.

“E ardhmja? Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, e cila është e rëndësishme. Nuk kam objektiva të tjera. Kriza? Reali është në krizë edhe kur fiton Ligën e Kampionëve,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë