Loading…
Solarit i mjaftojnë vetëm tre ndeshje – thyen rekordin e vendosur në vitin 1957
  • 08/11/2018 | 14:54

...

Santiago Solari u emëruar trajner i Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, ndërsa pas vetëm tri takimeve ai ka hyrë në histori të klubit


Santiago Solari është bërë trajneri i parë që pëson gol në tri takimet e para si trajner i Real Madridit, transmeton GazetaMetro.

Solari fitoi tri ndeshjet e para pa pësuar gol, mposhti Melillën në Kupën e Mbretit 4-0 dhe më pas në La Liga triumfoi ndaj Valladolidit 2-0 dhe mbrëmë ndaj Viktoria Plzen 5-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Hera e fundit kur një trajner i Realit nuk kishte pësuar gol në tri takimet e para ishte viti i largët 1957. Atë kohë trajner i klubit mbretëror ishte argjentinasi Lusi Carniglia. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë