Loading…
Sonte e gjithë bota sytë në El Clasico
  • 13/08/2017 | 08:54

...

Sonte mbrëma pritet të zhvillohet super-derbi planetar mes Barcelonës kundër Real Madridit.


Duke filluar nga ora 22:00 në ‘Camp Nou’, pritet të zhvillohet përballja e parë e vlefshme për Superkupën e Spanjës.

Katalanasit, si kampion i Kupës së Spanjës, kësaj radhe do të jenë pa Neymarin për tu përballur me madrilenët të cilët së fundmi përveç La Ligas dhe Ligës së Kampionëve, fituan edhe Superkupën e Europës duke e mposhtur Manchester Unitedin në Shkup.

Kjo do të jetë ‘El Clasico’ e parë zyrtare e këtij sezoni të ri si dhe e trajnerit më të ri të Barcelonës, Ernesto Valverde./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë